Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën të ditur se janë shëruar 16 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com