Asnjë lajm prej ditës së djeshme, zhduket e mitura në Fier

Një e mitur është zhdukur pa gjurmë në qytetin e Fierit.

Denoncimin në polici e ka bërë e ëma e 14-vjeçares, e cila ka deklaruar se vajza është larguar nga banesa të enjten, 3 gusht dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës së mitur.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 03.08.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja A. T., 38 vjeçe, se në të njëjtën ditë i është larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë./Albeu.com


Shtuar 4.08.2023 14:04