Asambleja e OKB bën bashkë Ramën dhe Erdogan në Nju Jork (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, në vizitën e tij që nisi fill pas betimit të qeverisë së re.

Rama është takuar gjatë vizitës në SHBA me Presidentin turk Erdogan. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë turke në “Facebook”, e cila ka publikuar edhe pamjet.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Nju Jork, ku ai ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, thuhet në njoftimin ku është publikuar dhe fotoja e takimit mes Ramës e Erdogan./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 20:38