Prej ditës së djeshme ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në të gjithë Shqipërinë.
Deri më tani, njëri më me shumë vota në vend është socialisti Taulant Balla i ndjekur nga ministri Cuci dhe i treti kryeministri Edi Rama me mbi 11 mijë vota.
Por cfarë po ndodh në kampin e PD?
Demokrati më i votuar nuk është as kryetari Basha, as ish-kryeministri Berisha apo ndonjë figurë tjetër e njohur në parti.
Kandidati më i votuar deri më tani, është biznesmeni Flamur Hoxha me 9,159 vota i ndjekur nga demokrati Ervin Salianji me 8080 vota. /albeu.com/