Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar sot në ABC foton e një personi, për të cilin pretendon se është vrasësi i Everest Çakës.
“Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. I kanë inskenuar një aksident. Sikur janë e kanë përplasur. Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka mednuar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje… Se kush është ky person unë nuk e di emrin.
Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm. Ka bërë një gabim, ka qenëduar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, u shpreh gazetari
Çaka u vra në Elbasan para disa javësh, në lagjen “Skënderbej” ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë me gruan e tij. Ai u qëllua me 12 plumba, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos me një plumb në krahë.
Më herët, viktimës i është vrarë një nga vëllezërit në Barcelonë dhe kushëriri i parë në Belgjikë, Ardit (Arjan) Spahiu, i cili ishte vëllai i kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Kujtojmë se Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan./albeu.com