Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Gjyqtarët e Elbasanit janë kërcënuar me mesazh në telefon

Gazetari Artan Hoxha Ka rrëfyer në ABC se pas arrestimit të Ardian Çapjas dhe shpalljes në kërkim të nipit të tij, Florenc Çapja, në gjykatën e Elbasanit ka shpërthyer paniku pasi sipas tij, janë kërcënuar gjyqtarët.

Gazetari thotë se të gjithë gjyqtarët kanë marrë një mesazh në telefon që të kenë kujdes.  Sipas Hoxhës kjo është çështje delikate që duhet të merret në dorë nga SPAK dh jo nga gjykata e Elbasanit.

“Prokurori i cili ka droguar kërkesën në gjykatë, është marrë në mbrojtje nga policia sepse është kërcënuar menjëherë sapo është dhënë lajmi që ai e ka bërë këtë kërkesë. Në gjykatë kë frikë tani, duhet të kishin dalë për vlerësimin e masës së sigurisë. I ka zënë paniku gjyqtarët sepse i ka vajtur mesazhi të gjithëve. Është një çështje që duhet të gjykohet ng SPAK jo në Elbasan.

Në fillim u mendua se duhet të ishin pesë urdhër arreste, por është dhënë për Ardjan Capjan dhe nipin e tij. Të gjithë gjyqtarëve u ka vajtur një mesazh bëni kujdes. Jam kurioz se si do të zhvillohet seanca gjyqësore nesër. Janë në akuzë që nga trafiku i lëndëve narkotike. janë marrë me vrasje, vrasje me pagesë, lojëra fati, biznese të ligjshme që nga hotelet. Është një grup me rreze shumë të gjerë veprimi. Kishin ushtarë rreth vetes se kishin edhe kapacitete për ti paguar,” tha gazetari.

Gazetari shpreh bindjen se kjo histori përplasjesh dhe vrasjesh në Elbasan mund të mbyllet nga drejtësia, pasi ekziston një i penduar, Ervis Bardhi.

“Kemi një të penduar. Të gjitha bandat janë zbuluar nga një i brendshëm i penduar. Vetëm kështu anti mafia italiane zbërtheu CosaNostrën. Edhe në rastinn konkret kemi të njëjtën histori. Kemi një dëshmitar të penduar të vrasjes së babë e bir.

Tregon që kanë gjetur një njeri për ta miqësuar me personin që ishte në arrest shtëoie. Kanë hyrë me paruke nën hundën e policisë. Ervis Bardhi ka qëlluar direkt mbi Gentian Beqirin, e kanë ekzekutuar edhe të paralizuar dhe i kanë mbytur me jastëk babain e tij, Nezir Beqirin. Ditën që është bërë vrasja Florenc dhe Ardian Çapja nuk kanë qenë në Elbasan, por në Maqedoni.

Shpresoj që kjo çështje të shkojë deri në fund. Duhet ta marrë SPAK sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë të kërcënuar”, u shpreh Hoxha.


Shtuar 30.03.2021 14:13