Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea dhe mban kreun

Lojtarët e Arsenalit kanë triumfuar në derbin e madh të Londrës për javën e 14-të të Premier League. Topçinjtë fituan 1-0 ndaj Chelsea-t dhe kështu vazhduan rrugëtimin drejt renditjes më të lartë këtë sezon.

Teksa të gjithë presin “rëninë” e skuadrës jo aq të pjekur dhe me përvojë të Arsenalit, Topçinjtë po luajnë gjithnjë e më mirë. Ata tregojnë forcën e tyre nga ndeshja në ndeshje, dhe madje edhe rivali i tyre më i madh Chelsea e ndjeu sot.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Arsenali ishte më i mirë. Nuk pati raste më të mëdha, por mysafirët treguan një synim të qartë për të fituar. Pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Gabriel Jesus pati një shans të madh në fillimin e pjesës së dytë, por gjuajtja e tij në u ndal nga Edouard Mendy.

Më pas erdhi edhe goli i vetëm i sfidës që vendosi ndeshjen. Bukayo Saka mori një krosim nga këndi, dhe mbrojtësi Gabriel e futi në portë, duke bërë skuadrën e tij të shpërthejë në festë.

Chelsea provoi të zgjohej sidomos pas aktivizimit të Armando Brojës në minutën e 64-të.

Sulmuesi i kombëtares shkaktoi menjëherë pështjellim në zonën e Arsenal, por nuk arriti të bënte asgjë më shumë.

Kështu, Arsenal u rikthye në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Manchester City, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e shtatë. SHIKO GOLAT
Image


Shtuar 6.11.2022 15:28