Arrihet marrëveshja. Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se partitë politike kanë arritur marrëveshjen që zgjedhjet të mbahen më 8 maj.
“Faza e parë e zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të mbahen më 8 maj”, ka thënë ai.
Kovaçevski në takimin e liderëve, u shpreh se ka pasur konsensus të gjerë për vërejtjet në legjislacionit zgjedhor, sidomos në Kodin Zgjedhor.
Gjithashtu tha se LSDM mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe vendimi për caktimin e kandidatit për kryetar shteti.
Kovçevski theksoi se pas 17 viteve, Maqedonia e Veriut do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare.