Arrihet koalicioni LDK- PDK në Prishtinë

Edhe pse të martën mbrëma takimi ndërmjet Përparim Ramës e Kujtim Shalës nga LDK me Uran Ismajlin e Vlora Çitakun nga PDK përfundoi pa marrëveshje, sot gjërat ka ndryshuar.

Mësohet se marrëveshja është arritur.”Sot, në mëngjes ka pasur një takim virtual, ku LDK e PDK janë pajtuar për bashkëqeverisje”.

Mësohet se LDK-ja e ka pranuar edhe kushtin e fundit që kishte PDK, që drejtorinë e arsimit ta ketë partia e drejtuar nga Uran Ismajli në Prishtinë.Marrëveshja u arrit pak çaste para mbatjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal, ku pritet zgjedhja e Kryesuesit.


Shtuar 5.01.2022 10:27