Policia greke ka vënë në pranga 51-vjeçarin shqiptar që vrau me thikë gruan e tij 41-vjeçare, pasi e dhunoi. Policia ka gjetur gjithashtu dhe thikën me të cilën shqiptari kreu krimin.
Sipas mediave greke, një orë para se ta vriste, viktima e kishte paditur bashkëshortin për dhunë mizore.
Gjëja e pabesueshme është se më 18 qershor, “kasapi i Zakinthos” ishte arrestuar për dhunë në familje pasi kishte rrahur me shkop bashkëshorten, por më pas iu la i lirë me kusht që të mos i afrohej shtëpisë së bashkëshortes në 100 metra. Por gruas së tij i erdhi keq dhe vendimin për ta futur sërish në shtëpi e pagoi me jetë. Viktima ishte nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve janë të mitur./albeu.com