Policia zviceriane ka njoftuar se një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar si pasojë e një kontrolli në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë në Zuchwil SO rreth një javë më parë.
Sipas njoftimit vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga. 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga një patrullë të mërkurën pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.
Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit. Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim./albeu.com