Arrestohet shqiptari në Itali: Ishte i papunë por shiste kokainë në banesën e tij

Dy persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme, mes tyre dhe një shqiptar, në zonën e L’Aquila në Itali për trafik droge.

Nga kontrolli i policisë, dy të rinjve iu gjetën 3 doza kokainë. Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 39-vjeçari shqiptar me iniciale R.S.

Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit të disa banorëve të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë se në shtëpinë e shqiptarit kishte shumë hyrje-dalje nga persona të ndryshëm.

Mbrëmjen e djeshme, policia vuri re që në shtëpi shkuan dy persona dhe dolën pas disa minutash. Menjëherë ata i kanë ndaluar dhe i kanë prangosur, ku pas kontrollit i gjetën dhe 3 doza kokaine.

Më pas karabinierët u futën në shtëpinë e shqiptarit ku nga kontrolli gjetën dhe një mijë euro cash, që dyshohet se janë nga aktiviteti kriminal.


Shtuar 29.09.2021 22:17