Shoferi i furgonit i cili përplasi ditën e sotme 6-vjeçaren në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë është vënë në pranga.
Mësohet se ndaj shoferit P.F 56 vjeç rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Bëhet me dije se automjeti i 56-vjeçarit është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.
Pasi u testua nëse kishte konsumuar alkool, shoferi rezultoi negativ.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti, ndërkohë që e mitura është transportuar tek Trauma për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.
Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.