Arrestohet pas disa orësh autori i cili plagosi me thikë 22-vjeçarin

Menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me thikë, një 22-vjeçar, policia ne Shkodër është venë në ndjekje dhe pas disa orësh kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit,shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.

A.GJ dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me thikë 22 vjeçarin, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.02.2024 17:06