Arrestohet në kufi 40-vjeçari, po transportonte makina të vjedhura

Një 40-vjeçar nga Kosova është nën hetim pasi u kap në Morinë duke transportuar me karrotrec 2 makina të vjedhura përkatësisht në Çeki dhe në Gjermani.

Ndërkohë edhe një 49-vjeçar tjetër është nën hetim pasi u kap në Portin e Durrësit me një automjet të vjedhur në Itali.

Të tria makinat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar në disa pika kufitare të vendit, 5 automjete të tjera, për tentativa për trafikim.


Shtuar 27.09.2023 16:52