Arrestohet ”mashtruesi” i Tiranës dhe 8 të tjerë: Çfarë zbuloi policia

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 9 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi i shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç, u arrestua pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 26 vjeç, pasi ka vjedhur disa sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit G. R.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan E.S., 36 vjeç, E. D., 40 vjeç, B. R., 39 vjeç, dhe I.R., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

U arrestua E. K., 33 vjeç dhe R. M., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.03.2021 08:58