Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Presidentit të Haitit

Policia në Haiti thotë se ka arrestuar një mjek që ata besojnë se është një i dyshuar kryesor në organizimin e vrasjes së Presidentit Jovenel Moise javën e kaluar.

Ata thonë se Christian Emmanuel Sanon, një shtetas haitian 63-vjeçar, fluturoi në vend me një avion privat në fillim të qershorit me “motive politike”.

Moise, 53 vjeç, u vra në rezidencën e tij në 7 korrik, nga 28 mercenarë të huaj. Ndërsa gruaja e tij u plagos, dhe ndodhet në SHBA për mjekim.

Në deklaratën e saj, Martine Moise tha se vrasësit e “shqyen” burrin e saj me plumba, pasi u futën në shtëpi në mes të natës.

Ajo tha se sulmi ndodhi kaq shpejt, saqë burri i saj nuk ishte në gjendje të “thoshte asnjë një fjalë të vetme”./albeu.com


Shtuar 12.07.2021 08:36