Arrestohet durrsaku për dhunë ndaj nipit, në pranga dhe 3 të tjerë

Policia ka vënë në pranga shtetasin Dh. G., banues në Durrës, pasi pranë banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin S. G., 26 vjeç.

Gjithashtu është arrstuar Gentian Bushaj, 44 vjeç për kultivim të ndarkotikëve dhe  V. R., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip kamion në gjendje të dehur.

Nga blutë e Durrësit janë proceduar penalisht shtetasit A. H., banues në Rrotull, Durrës, A. K., banues në fshatin Armath, Durrës dhe E. D., banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatuan duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Procedohen penalisht 3 shtetas për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, ndaluan shtetasin Gentian Bushaj, 44 vjeç, Bizë, Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje” gjithashtu ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Dh. G., banues në Durrës, pasi pranë banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin S. G., 26 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip kamion në gjëndje të dehur në masën 0.92 mg/l.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, proceduan penalisht shtetasit A. H., banues në Rrotull, Durrës, A. K., banues në fshatin Armath, Durrës dhe E. D., banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatuan duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.07.2021 10:38