Arrestohet biznesmeni me emër dhe pasaportë shqiptare, autoritetet turke i zbulojnë identitetin rus

Një biznesmen i shpallur në kërkim është arrestuar në Turqi. Pa arrestimit, kanë dalë në dritë disa fakte tronditëse për Dionis Shahollin, i cili akuzohet për mashtrim.

Mësohet se Shaholli, i cili në momentin e arrestimit kishte një pasaportë shqiptare, njihej edhe me emrin Khamzat Ismailov si shtetas rus.

Megjithatë, një tjetër pretendim që doli i habiti hetuesit, raportojnë mediet e huaja. 

U pretendua se ky i dyshuar ishte në të vërtetë Azad Isayev, një biznesmen nga Azerbajxhani, lidhja e të cilit me këngëtaren e njohur Röya u raportua dikur në media. Azad Isayev ishte ndër emrat më të kërkuar në listën e Interpol.

Zyra e prokurorit publik nisi hetimet për çështjen. Teksa po shyrtohej identiteti nëse ishte i rremë apo jo, Shaholli në deklaratën e tij tha se ai ishte shtetas rus dhe quhej Khamzat Ismailov.

Kur u mor në pyetje, ai mohoi akuzat për mashtrim.

Gjatë kontrollit në shtëpi, Shahollit iu gjet karta e identitetit e lëshuar nga Federata Ruse.

Gjatë marrjes në pyetje në prokurori dhe seancës në gjykatë, doli një tjetër pretendim tronditës.

Dyshohet se Shaholli është në të vërtetë Azad Isayev, një biznesmen i cili kërkohej nga Azerbajxhani për akuzën e mashtrimit.

Kur isha fëmijë më thërrisnin Azad. “Emri im ishte Azad midis njerëzve me të cilët bëj biznes, por unë nuk jam Azad Isayev nga Azerbajxhani,” tha ai.

Biznesmeni azerbajxhanas Azad Isayev ishte i kërkuar publikisht nga Azerbajxhani.

Gjykata vuri në dukje ngjashmërinë me Shahollin duke i treguar atij foton në buletinin e kuq në procesverbalin e Interpolit.

Shaholli tha: “Ngjasojmë, por nuk jam unë.”

Dionis Shahollit i janë marrë gjurmët e gishtave, ndërkohë që është arrestuar dhe dërguar në burg.

Nëse Shaholli është biznesmeni azerbajxhanas Azad Isayev, do të konfirmohet pas korrespondencës me zyrtarët e Azerbajxhanit.


Shtuar 13.12.2023 16:11