Arrestohet 46-vjeçari në Krujë, plagosi me kosore bashkëfshatarin

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga fshati gramëz, i cili ka lagosur me kosore një tjetër person, për motive të dobëta.

Sipas policisë B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.02.2023 10:21