Arrestohen 2 shqiptarët në Itali, kapen me kokainë dhe 18 mijë euro cash

Mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë të moshës 26 dhe 54 vjeç  janë arrestuar nga policia me akuzën e trafikut të drogës.

Media italiane ka reportuar se gjatë ndalimit dy shqiptarë ju sekuestruan 10 kilogram kokainë dhe 18 mijë euro cash.

Të lidhura

None found

Mediat raportojnë gjithashtu se baza e trafikimit të lëndës narkotike ishte një garazh në zonën Aurelio Val Cannuta.

Dy shqiptarët u kapën teksa vinin nga Austria me ngarkesën e drogës e cila u sekuestrua nga efektivët.


Shtuar 14.02.2024 17:29