Pas blerjes së armëve të Kinës nga Serbia në mënyrë të fshehtë, ka ardhur reagimi i analistit dhe njohësit të Ballkanit, Janush Bugajski.
Përmes një postimi në Twitter, Bugajski ka shkruar se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është udhëzuar nga homologu Vladimir Putin që të destabilizojë Ballkanin.
“Vuçiç është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën”, shkruan Bugajski.