Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, foli në Kuvendin e Kosovës për furnizimin e automjeteve zyrtare të Policisë së Kosovës me goma dimërore, pas një pyetjeje nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Sipas Sveçlës, analizat dhe raportet e Policisë tregojnë se goma janë në dispozicion për 73 për qind të automjeteve. Furnizimi mbetet për t’u siguruar për 27 për qind të automjeteve të tjera, ndërsa vendosja e gomave që janë në dispozicion ka nisur.
Të lidhura
None found
Për të përmbushur nevojat e menjëhershme, Policia ka vendosur të ndjekë një procedurë emergjente prokurimi. Sveçla tha se ajo është planifikuar për gjashtë muaj dhe ka vlerë prej 81 mijë e 510 eurosh.






