Gazetari Arjan Çani thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është personazhi i vitit.
Sipas Çanit, arsyeja është mënyra e tij për të parë humbjen e radhës si fitore. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se në raport me Ramën, Basha është më i ftohtë dhe kjo është e frikshme.
Komentet Çani i bëri në MCN ku ishte i ftuar.
“Ky personazh është shumë i frikshëm. Me një ftohtësi të tillë të pësosh gjithë këto gjëra dhe të dalësh me ballin lart, pa t’u dridhur zëri dhe nuk dorëzohet, s’e di… Edi Ramën s’e kam parë të sillej ndonjëherë kështu. Rama vërtet është pervers i niveleve të larta, por nuk ka këtë ftohtësi që ka ky. Ai kur nxehet, nxehet. Dikush tjetër do ishte hedhur përpjetë nëse do fitonte mandatin e tretë, modest, nëse do ishte Basha te mandati i tretë do ishte killer, killer politik. Personazhi i vitit për mua është Basha, i cili është fitues i dështimeve të tij më të mëdha, ku dhe pse ai humbet e sheh si fitore”, është shprehur Çani./albeu.com/