Arian Çani tregon pikën e fortë të Edi Ramës dhe befason me deklaratën: Shqiptarët mish për top

Analisti dhe gazetari Arian Çani është shprehur se kryeministri Rama mund të ketë shumë të meta, por sipas tij në fushën e betejës ai nuk humbet kurrë, por vetëm fiton.

Komentet Çani i bëri në një intervistë për MCN ku shtoi se Rama bën koncesione dhe di të joshë ndërkombëtarët.

Pyetje: Çani dua të ndalem pak te z. Rama dhe ecuria e tij. Vite më parë ju e mbani mend ai përuroi mediat sociale në politikë, ndonëse fillimisht u vu në lojë. Keni shprehur shpesh në studio admirimin tuaj për inteligjencën e z. Rama. Cili është gabimi i tij sipas jush?

Çani: Rama është njeriu që di ti flasë njerëzve me gjuhën që meritojnë. Ai gabime mund të ketë shumë por në fushë të betejës ne nuk po shohim që ai të humbë, ai vetëm po fiton. Ai po bën koncesione dhe di të joshë sepse ka kuptuar që në fakt shqiptarët në tërësinë e tyre politike nuk janë gjë tjetër veçse mish për top. Rama di të manipulojë turmat. Ai ka ditur ti servirë realitetin të huajve ashtu siç ata do donin të ishte./albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 10:08