Lionel Messi ishte në dyshim përpara ndeshjes që Argjentina do të zhvillonte me Xhamajkan, pasi argjentinasi kishte probleme shëndetësore.
Sulmuesin e PSG-së nuk e ndal askush, teksa në duelin me Xhamajkan ai do të ishte i pranishëm në fushën e lojës, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 57-të.
Këtë duel argjentinasit e fituan me shifrat 3-0, teksa Messi do të ishte autori i dy golave për 2 minuta, golin e parë e shënoi në minutën e 86-të ku tregoi gjithë klasin e tij, por në minutën e 89-të, ish-ylli i Barcelonës do të realizonte një eurogol nga goditja e dënimit.
Një “perlë” e vërtetë, me Messin që godet tokazi duke e kaluar topin postë këmbëve të murit mbrojtës për të mposhtur më pas edhe portierin kundërshtarë.
Video është bërë virale në internet, duke marrë shumë “like” nga tifozët të cilët e kanë cilësuar si një supergol që ishte goditur mjeshtërisht.
Por me këtë fitore Messi ka regjistruar triumfin e 100-të me Kombëtaren, ndërsa nga krahu tjetër Argjentina nuk e njeh humbjen prej 35 ndeshjes.
25 fitore, përfshirë këtu edhe një nga penalltia dhe 10 barazime, që nga humbja 0:2 nga Brazili në Copa America më 2 korrik 2019.
Synim i “Albiceleste” është që ta kalojë rekordin e Italisë, e cila nuk kishte pësuar humbje në 37 ndeshje radhazi./ h.ll/albeu.com
Lionel Messi doing Lionel Messi things…?pic.twitter.com/tskcakCDXx
— SPORTbible (@sportbible) September 28, 2022