Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim në ndeshjen e saj të dytë miqësore, teksa këtë herë u përball me Lokomotiv Sofia. Takimi i luajtur në Bansko të Bullgarisë u mbyll me rezultatin 0-0.
Të lidhura
None found




Për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova, ky ishte një tjetër verdikt larg asaj që pritej, ndërsa trajneri vazhdon të mos e gjejë ende fitoren e parë në pankinën e durrsakëve.



Ndërkohë, “Djemtë e Detit” kanë në program edhe dy teste të tjera miqësore, të caktuara për më 15 korrik kundër Hapoel Haifas dhe një ditë më pas, më 16 korrik, ndaj CSM Slatinas.

