Arben Imami i cili në këto zgjedhje brenda PD-së, mbështet Edit Harxhin e konsideron garën brenda demokratëve si të pabarabartë.
Në fund të fjalës së tij për mediat, Imami u shpreh se lufta nuk mbaron në 13 qershor, ndërsa Basha sipas Imamit do i bëjë zgjedhjet më keq se Basha.
“Këto janë si zgjedhjet e Edi Ramës në 2003. Që e kishe shtëpinë në bllok edhe votoje në Dajt. E kishe të Unaza dhe votoje në Berat. E kishe në Kombinat edhe votoje në Laç. Listat e anëtarëve të partisë janë një detyrim nuk janë një favor që do ti bëhet znj. Harxhi apo kujtdo qoftë. Janë detyrim që anëtari i partisë të shkojë te dega e partisë, të shikojë emrin në listë. Këto janë shkelje jashtëzakonisht të rënda. Nga kjo pikëpamje gara është e pabarabartë, e minuar në mënyrë turkoshake të paparë. Në 2003-2004 janë bërë zgjedhjet në PS.
Vërtet Edi Rama rrinte edhe dëgjonte sulmet që i bënte Fatosi, por u bë një fushatë. E pranoi fushatën. Ai kishte qëllimet e tij ia mori partinë pas dy vjetësh, por u bë fushatë. Nuk bën fushatë, e mban partinë për vete. E mira është të vijnë të gjithë. Unë do të doja që znj. Harxhi ta dëgjojnë edhe ata që votojnë për Lulzim Bashën. Janë defekte të rënda të zgjedhjeve, por nuk do të thotë që nuk do të marrim pjesë deri në fund. Kemi një kandidate shumë të mirë. Kjo nuk do të thotë që lufta mbaron në datë 13”, tha Imami.