Arbana nuk do ta drejtojë BBV? Kush janë dy pretendentët që mund ta zëvendësojnë (EMRAT)

Të gjithë po presin me padurim edicionin e tretë të Big Brother VIP, por paskemi ca surpriza.

Burime nga Top Channel për ‘Anabel’, thonë se spektakli këtë vit mund të mos prezantohet nga Arbana Osmani.

Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me çështjen financiare.

E në këto kushte, duke marrë parasysh natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla prezantimi i ‘BBVA-3’ për momentin mbetet një çështje e pasigurt.

Megjithatë dy janë emrat që qarkullojnë në televizion e thuhet se mund të zëvendësojnë Osmanin.

Po flasim për personazhet, Ledion Liço dhe Bora Zemani të cilët kanë një karrierë disavjeçare në televizion si moderatorë spektaklesh të rëndësishme në ‘Top Channel’.


Shtuar 1.11.2023 16:53