Apeli lë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, Salianji: S’dorëzohem, fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga qelia

Pas lënies në fuqi të dënimit me një vit burg nga Apeli i Posaçëm lidhur me dosjen “Babale”, deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar menjëherë.

Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se është i pari i burgosur politik në 34 vite.

“Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme. Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, u shpreh ai.


Shtuar 26.09.2024 14:01