Antonio Conte dëshiron mbrojtësin e Interit te Tottenham

Antonio Conte dëshiron të përforcojë ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Athletic”, Totthenam është duke kërkuar një përforcim në mbrojtje dhe emri i parë në listën e Antonio Conte është Alessandro Bastoni, qendërmbrojtësi i Interit.

Conte ka punuar për dy sezone me mbrojtësin italian në radhët kur drejtonte zikaltërit, dhe i njeh shumë mirë karakteristikat e tij. Do të jetë një tentativë e vështirë pasi drejtuesit e Interit e quajnë titullar të padiskutueshëm Bastonin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 15:18