Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken është shprehur se bisedimet bërthamore me Iranin mund të çojnë në një krizë bërthamore.
Blinken ka deklaruar gjithashtu se bisedimet mund të përfundojnë vetëm nëse Teherani heq dorë nga kërkesat e tij ekstravagante.
Negociatat mbi programin bërthamor të Iranit mund të përfundojnë vetëm nëse Teherani heq dorë nga kërkesat e tij ekstravagante, tha Blinken, pasi Irani filloi heqjen e 27 kamerave të vëzhgimit nga programi i tij bërthamor, duke siluruar dialogun me komunitetin ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se “sfidat” e fundit të Teheranit kërcënojnë të çojnë në një “krizë bërthamore” dhe “rritje të izolimit ekonomik dhe politik në Iran”.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Iranit që të ndjekë rrugën e diplomacisë dhe de-përshkallëzimit”, tha ai.