Ankimimet e PD-LSI, vijon rinumëri i votave në qarkun e Beratit

Deri më tani janë rinumëruar 46 kuti votimi nga 114 në total, në qarkun e Beratit. Numërimi po bëhet vetëm për subjektet zgjedhore, sipas vendimit të KAS.

Kujtojmë se para dy ditësh, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë.

KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 10:03