Edhe anketa e fundit e nxjerrë bindshëm fitues Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 17 tetor informon TetovaSot.
Poashtu në këtë anketë të realizuar nga BRIMA lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka mbështetjen më të madhe tek shqiptarët.Brima Gallup sot ka publikuar një anketë për rejtingjet e partive politike.
Në bllokun maqedonas, LSDM-ja po prijnë karshi VMRO-së. Në bllokun shqiptar, BDI-ja e Ahmetit është e para, duke u ndjekur nga ASH-ja e Selës dhe nga BESA.
Brima ka publikuar edhe rejtingjet e liderëve, ku siç duket ka një ndrsyhim. Në anketën e Brimas Ali Ahmeti është i pari me me 5.9%, duke u ndjekur nga kreu i Besës, Bilall Kasami me 4.4%. Në vendin e tretë sipas anketës radhitet Ziadin Sela me 4.1% dhe Afrim Gashi me 0.4%.
Sipas Brimas, kjo anketë është zhvilluar në teren pas nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale.
Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, sondazhi i Brimas tregon se 19.8% e të anketuarve do të votonin për kandidatët e LSDM-së, 17.7% për kandidatin e VMRO-DPMNE, 7.5% për BDI-në, 5, 6% për Aleancën e Shqiptarëve, 4.6% për Lëvizja BESA, 3.3% për të Majtën.
Në këtë anketë, 2.4% thonë se do të votojnë për një kandidat të pavarur, dhe 8.8% thonë se nuk do të votojnë. Rreth një e katërta janë në kategorinë e “e të pa përcaktuarve”, dmth 13% thonë se janë “të pavendosur”, 3.7% thonë “nuk e di”, dhe 7.4% shprehimisht “refuzojnë të përgjigjen”.Tetovasot