Carlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp shkruajnë emrin në historinë e Champions League. Italiani e fitoi për të katërtën herë, si asnjë trajner tjetër më parë.
Në vitet 2003 dhe 2007 ai e fitoi në krye të Milanit, kurse në vitin 2014 e kishte ngritur Champions League po me Real Madrid, sikurse bëri sonte.
Jurgen Klopp ndërkohë barazon rekordin e finaleve të humbura në Champions League. Gjermani është mposhtur tre herë dhe dy herë i ka ndodhur me Liverpool ndaj Realit.
Më parë ai ka humbur edhe një finale në krye të Borussia Dortmund, kundër Bayern. Tre finale ka humbur edhe Marcelo Lippi, 1997, 1998, 2033. /h.ll/albeu.com