Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me urdhrin e Joe Biden, në konferencën e OSBE-së “Përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri
Kim shkruan thotë se, korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA.
“Siç jeni në dijeni, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë se korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA. Ata kanë udhëzuar të gjitha agjencitë qeveritare të SHBA për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundër dëmit që krimet e rënda dhe abuzimi me të drejtat njeriut, të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, i shkaktojnë sigurisë sonë kombëtare. Në këtë drejtim, ne duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut në Shqipëri. Përgatitjet e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në BE dhe anëtarësim nuk kërkojnë asgjë më pak.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara ”. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores: https://bit.ly/3iNB5j7”, shkruan Kim në Facebook../albeu.com