Ambasadorja e SHBA jep lajmin e mirë për vizat

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka ndarë një lajm të mirë. Duke filluar nga 1 prilli, vizat amerikane do të zgjaten nga 3 në 10 vite.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!

“Ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, kam kënaqësi të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria e një vize të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në dhjetë vjet. Kjo do të thotë se nëse je një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo për 3”, tha nër të tjera, Yuri Kim./albeu.com

 


Shtuar 28.03.2022 09:51