Ambasadori i SHBA, Eric Wendt prezanton prioritetet: Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin, të bëhemi më të begatë dhe të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë dhe investimet!

Me anë të një mesazhi drejtuar popullit shqiptar, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e vënë theksin te mbrojtja, zhvillimi ekonomik dhe siguria.

Wendt falenderon fillimisht Presidentit Donald Trump dhe sekretarin Marco Rubio, që i besuan detyrën në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Diplomati amerikan, thotë se ambasada do të zhvillojë një ‘proces vlerësimi që do të ndihmojë në formësimin e rrugë sonë përpara’.

Prioriteti i parë, sipas ambasadorit, është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushja e detyrimeve që burojnë nga anëtarësia në NATO.

Prioriteti i dytë lidhet me zhvillimin ekonomik, përmes rritjes së tregtisë, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja që sjellin përfitime të ndërsjella për qytetarët amerikanë dhe shqiptarë.

Ndërsa prioriteti i tretë është siguria, ku ambasadori nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

“E para të bëhemi më të fortë. Ne forcohemi kur ndërtojmë kapacitetet të mirëfillta mbrojtëse dhe kur secili prej nesh përmbush pjesën që i takon si aleat.

E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë duke sjellë përfitime të ndërsjellta për amerikanët dhe shqiptarët.

E treta është të bëhemi më të sigurt. Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional dhe për të mbrojtur interesa tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan, Eric Wendt.

 


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş