Ambasada e SHBA uron Ditën e Rinisë: Jemi krah jush teka bëni hapin e radhës drejt BE-së

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me rastin e Ditës së Rinisë, duke kujtuar protestat që sollën demokracinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada deklaron se ashtu sikurse qëndruan 33 vite më parë krah të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë kur kërkonin një vend si gjithë Europa, SHBA qëndron edhe sot me krenari në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990.
Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, thotë Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

 

 


Shtuar 8.12.2023 12:23