Ambasada e SHBA ka uruar fitoren e Florian Markut dje në mbrëmje ndaj boksierit ukrainas, Maxim Prodan.
Përmes rrjeteve sociale, Ambasada i dërgon urimet më të mira Florian Markut.
“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”, shkruan ambasada. /albeu.com/