Ambasada e SHBA në Tiranë merr ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti (FOTO LAJM)

Në shenjë solidariteti, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë ngjyrat e flamurit të  Ukrainës, verdhë e blu.

“Ne qëndrojmë #BashkuarPërUkrainën”, thuhet në një postim të ambasadës.

Kujtojmë se prej mëngjesit të ditës së djeshme, e enjte 24 shkurt 2022, Ukraina është pushtuar nga Rusi.

Aktualisht, Rusia po tenton të hyjë në Kiev dhe sigurisht është përballur me rezistencë të forcave ruse.

Shumë vende perëndimore dhe SHBA kanë vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë për këtë veprim dhe shtojnë se do të ketë edhe të tjera nëse Putin nuk tërhiqet./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 18:40