Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet për fillimin e negociatave, të dy vendet punojnë me mund për implementimin e reformave të nevojshme dhe prandaj meritojnë të mbajnë konferenca ndërqeveritare sa më shpejtë me BE-në, deklaruan për MIA-n sot nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Deklarata ishte dhënë në pyetjen e MIA-s, si reagon SHBA në procedurën e qeverisë bullgare me hapjen e qendrës kulturore në Manastir me emrin “Vasko Mihajllov” person i diskutueshëm në vend para se gjithash sepse ka bashkëpunuar me Gjermaninë naziste nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Të lidhura
None found
Në lidhje me këtë SHBA bëri thirrje në zgjidhje të shpejtë të kontestit bilateral ndërmjet dy vendeve.
“Vazhdojmë me thirrjen për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ta zgjidhin këtë kontest bilateral”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Në pyetjen se çka e bën Uashingtonin zyrtar për të bindur Sofjen që të heqë bllokadën për integrimin e vendit në BE, nga Ambasada thanë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësojnë kushtet për fillimin e negociatave. Edhe nga Departamenti i shtetit dje thanë se SHBA jep mbështetje të fuqishme për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në BE.
