Altin Dumani raporton para Kuvendit: SPAK ka dhënë 4 vendime dënimi për zyrtarë të lartë gjatë 2022

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka raportuar para Kuvendit për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2022.

Dumani ka listuar metodat që përdoren nga SPAK për të hetuar, ndërsa ka vënë theksin se gjatë vitit 2022 janë dënuar 4 zyrtarë të lartë dhe janë hetuar 24 procedime penale gjatë periudhës 2020-2022.

“Jam para jush për të prezantuar raportin e SPAK gjatë 2022. Dua të bëj me dije se SPAK i ka adresuar rekomandimet të rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave.

Sa i takon rekomandimit për pavarësinë institucionale, SPAK vijon të cilësoj thelbësore pavarësinë e saj. Lidhur me sistemin e menaxhimit të cështjeve, spak po krijon një system të brendshëm që mundëson digjitalizimin e të dhënave që do të rrisë efikasiteti e shkëmbimit të të dhënave.

Në lidhje me forcimin e hetimit, theksoj se ka një rritje të regjistrimeve penale. Ka dhe një rritje të hetimeve proaktive.

Metodat speciale te hetimit, janë përdorur përgjimet, simulimi I aktit korruptiv, dorëzimi i kontrolluar apo agjenti i infiltruar.

Në lidhje me hetimet në lidhje cështjet e korrupsinit të nivelit të lartë, gjatë 2022, janë dhënë katër vendimi dënimi. Ndërkohë 2020-2022, janë hetuar 24 procedime penale nga 25 persona në hetim.

Sipas DASH, SPAK ka bërë përparim. Janë sekuestruar dhe konfiskuar një portofol divers asetesh. Kemi sekuestruar 12 pasuri të lulatjshme, 34 të pajuatshme, 13 subjekte tregatare (11 të konsfiksuara)”, tha Dumani./albeu.com

 


Shtuar 3.07.2023 11:43