Alp Arbatli: Beko ndihmon konsumatorët të bëjnë jetë më të shëndetshme dhe të mbrojnë planetin

Për më shumë se 400 milion konsumatorë në të gjithë botën, emri Beko është një sinonim për gjithçka, nga pajisjet e mëdha deri te pajisjet e vogla, kondicionerët dhe pajisjet e tjera që e bëjnë më të lehtë jetesën dhe gjithashtu ndihmojnë në arritjen e një qëllimi gjithnjë e më të rëndësishëm – të zvogëluarit e ndikimit negativ individual në planet.

Si markë ndërkombëtare e pajisjeve shtëpiake të Arçelik, Beko gjithashtu operon në rajonin e Ballkanit, ku kompania ka arritur vazhdimisht sukses. Përveç se është partneri kryesor zyrtar i FC Barcelona dhe emri zyrtar i Ekipit të Basketbollit për Meshkuj, Fenerbahçe, Beko ka vite që është përqendruar në jetesën e shëndetshme, rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e produkteve që e bëjnë të mundur dhe të përshtatshme jetesën e shëndetshme. Kompania, kohët e fundit, paraqiti shtatë produktet e saj të reja ekologjike dhe për këtë dhe tema të tjera, ne biseduam me Alp Arbatli, CEO i Beko Balkans.

Beko kohët e fundit zhvilloi një studim në të gjithë Evropën mbi qëndrimet dhe shqetësimet e njerëzve në lidhje me të jetuarit duke mbrojtur mjedisin dhe vetëdijen e tyre për efektet individuale që ata kanë në mjedis. Çfarë zbuloi sondazhi?

Jo çuditërisht, rezultatet konfirmuan atë që ne në Beko, gjithashtu, besojmë dhe zbatojmë në aktivitetet e kompanisë – se fuqia është e individëve për të bërë një ndryshim në të ardhmen e planetit tonë. Edhe pse disa mund të ndihen të pafuqishëm, shumica dërrmuese e të anketuarve thanë se e ndiejnë si përgjegjësi të tyren personale të bëjnë një ndryshim duke minimizuar shfrytëzimin e ujit dhe energjisë në jetën e tyre të përditshme. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që numri i njerëzve që mendojnë se u takon organeve të tjera, si qeveria ose biznesi, ose që mendojnë se nuk mund të bëjnë një ndryshim, është i papërfillshëm. Në të dyja këto raste, ne në Beko jemi në linjë me konsumatorët tanë dhe besojmë fuqimisht se të jetosh një jetë të shëndetshme është e ndërlidhur me punën e përkushtuar për të krijuar një planet më të shëndetshëm.

Ka fusha ku individët mund të zvogëlojnë dëmtimin e planetit vetë, por në fusha të tjera, për ta bërë këtë nuk do të ishte e përballueshme në jetën e tyre të përditshme. Si i ndihmon Beko klientët e tij për të arritur qëllimin e tyre për të jetuar një jetë në mbrojtje të plantit?

Në Beko, ne besojmë fuqimisht se të gjithë jemi të lidhur. Nga rrënjët e një peme te guralecët që rrjedhin poshtë lumit, të gjitha krijesat dhe gjërat varen nga njëra-tjetra për të mbijetuar. Nga teknologjitë që janë më ekologjike, deri te riciklimi i mbetjeve dhe materialeve bio, ne përpiqemi të ulim ndikimin tonë në natyrë, hap pas hapi. Produktet tona më të fundit ekologjike përdorin teknologjinë më të fundit dhe janë gjithashtu të përballueshme dhe të qëndrueshme. Këto shtatë produkte të qëndrueshme, të cilat përfshijnë: makinën larëse/tharëse, sobën, tharësen e rrobave, frigoriferin, makinerinë e kafesë ekspres dhe lavastoviljen, mund të ndihmojnë konsumatorët të zvogëlojnë ndikimin e tyre në mjedis. Si për shembull, afërsisht 60 shishe të ricikluara 0,5 L PET përdoren në kazanët e makinave larëse dhe tharëse, në modele të caktuara. Gjithashtu, në dy vitet e fundit, 2,420 ton plastikë u ricikluan për prodhimin e tharëses. Ka shumë fakte të tjera si këto në lidhje me produktet e reja ekologjike, por e rëndësishme është të kuptohet se të gjitha mund të ndihmojnë individët të fillojnë të bëjnë një jetë më miqësore ndaj mjedisit dhe të zvogëlojnë dëmtimin ndaj planetit.

Sipas studimit çfarë është më kërcënues për planetin?

Të gjithë të anketuarit në studim thanë se ata e perceptojnë dëmtimin e mjedisit nga njerëzit si kërcënimin më kritik ndaj një planeti të mbrojtur. Kjo pasohet nga çështja e plastikës dhe më pas nga sëmundjet infektive. Është shumë interesante që ky kërcënim specifik mund as të mos ishte në listë nëse këto pyetje do ishin bërë dy vjet më parë. Pas këtyre, të anketuarit ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me motin ekstrem, katastrofat natyrore, krizën e burimeve natyrore, humbjen e biodiversitetit, mbeturinat e ushqimit dhe problemin e ujit. Mënyra më e popullarizuar që njerëzit praktikojnë në shtëpi në mbrojtje të mjedisit është riciklimi. Rezultatet nga studimi nënvizuan gjithashtu se njerëzit vlerësojnë efektivitetin, blerjen e produkteve të qëndrueshme, uljen e mbeturinave të ushqimit, uljen e udhëtimeve ajrore dhe ngrënjen më pak të mishit si mënyra me të cilat ata mund të mbrojnë planetin. Produktet miqësore me mjedisin janë më të rëndësishmet në kategoritë e energjisë dhe ushqimit, pajisjet shtëpiake vijnë më pas, para veshjeve dhe udhëtimeve.

Si krahasohen qëllimet e klientëve me ato të Beko?

Hulumtimi ynë na tregoi se ne jemi plotësisht në linjë me konsumatorët tanë në qëllimet tona të qëndrueshmërisë. Është inkurajuese që njerëzit duan të bëjnë gjënë e duhur për mjedisin dhe që besojnë se veprimet e tyre mund të kenë një ndikim. Vetë çmimi ka një ndikim të rëndësishëm në sjelljen e blerjes. Në Beko, ne jemi të apasionuar pas demokratizimit të teknologjisë, duke e bërë atë të përballueshme dhe duke u siguruar që sa më shumë njerëz të kenë qasje me të. Duke e bërë qëndrueshmërinë një model biznesi dhe duke e integruar atë në gjithçka që bëjmë, ne përpiqemi të zvogëlojmë dëmtimin e mjedisit nga njerëzit përmes zhvillimit të pajisjeve shtëpiake me performancë të lartë, të qëndrueshme, të përballueshme që janë gjithashtu ekologjike. Qëllimi i markës Beko është fuqizimi i brezave të ardhshëm për të jetuar një jetë më të shëndetshme – e cila është e mundur vetëm duke jetuar duke mbrojtur planetin. Të gjitha veprimet tona dhe çdo produkt që ne përdorim ka një ndikim në natyrë. Pra, përtej këtij portofoli me shtatë produkte ekologjike, ne jemi të etur për të adaptuar teknologjitë tona ekzistuese që t’i bëjmë të gjitha pajisjet tona më miqësore me mjedisin. Për Bekon, ky është vetëm fillimi.

Sa e rëndësisshme është të jetuarit në mbrojtje të mjedisit për Beko dhe Arçelik?

Në Arçelik, ne përqafojmë të jetuarit në mbrojtje të mjedisit si një komponent thelbësor i modelit tonë të biznesit, i ushqyer me vetëdijen e përgjegjësisë sonë ndaj planetit dhe aktorëve tanë në përputhje me vizionin: “Duke respektuar botën, i respektuar në të gjithë botën”. Ne jemi krenar që jemi duke udhëhequr industrinë tonë duke mbajtur pozicione të larta në indekset shumë të respektuara të botës për qëndrueshmërinë, përfshirë Indeksin e Qëndrueshmërisë Dow Jones. Si një arritje e madhe në këtë drejtim, ne jemi bërë neutral ndaj karbonit në të gjitha veprimtaritë tona të prodhimit global në 2019 & 2020 dhe i kemi vendosur vetes objektiva ambiciozë të miratuar nga Science Based Targets Initiative. Deri në vitin 2050, qëllimi ynë është të arrijmë emetime neto-zero në të gjitha veprimtaritë tona.

Ku e gjen Beko frymëzimin për punën dhe sa të rëndësishëm janë konsumatorët në krijimin e strategjisë afatgjatë të kompanisë?

Ne i dëgjojmë konsumatorët tanë dhe përpiqemi të jemi një forcë pozitive për ndryshim në përputhje me ndryshimin e kërkesës së tyre. Qasja e konsumatorëve ndaj jetesës në mbrojtje të planetit e inkurajon Bekon, pasi tregon se misioni i markës sonë është në përputhje me atë që pritet prej nesh. Duke qenë se “jetesa e shëndetshme është e mundur vetëm në një planet të shëndetshëm”, Beko është në një mision për të qenë i vëmendshëm ndaj lidhjes midis planetit dhe njerëzve, duke ndikuar pozitivisht në sjelljen e tyre. Qëllimi i Beko është të përfshijë masat e qëndrueshmërisë në të gjitha produktet dhe është i angazhuar për të mbrojtur planetin duke dizenjuar dhe prodhuar produkte me efikasitet të energjisë bazuar në materiale të ricikluara dhe bio.

Beko është aktiv për më shumë se 60 vjet dhe po ashtu është shumë aktiv edhe në tregun Ballkanik. Cila është pikëpamja juaj për rezultatet në këtë rajon?

Beko është një markë ndërkombëtare e pajisjeve shtëpiake që operon brenda grupit Arçelik dhe njihet si marka kryesore evropiane në fushën e mallrave të bardha. Rajoni i Ballkanit është shumë i rëndësishëm për Beko dhe si rezultat i teknologjisë sonë inovative dhe duke ndjekur nevojat e klientëve, tregu i kompanisë është rritur vazhdimisht. Beko është ndër markat me rritjen më të shpejtë në rajon dhe gjithashtu në Evropë. Të qenit lider është e rëndësishme në të gjitha fushat e biznesit dhe të gjithë në Beko jemi krenarë për arritjet tona. Por ajo që është gjithashtu thelbësore është aftësia jonë për të filluar iniciativa globale, për të përfshirë edhe tregjet lokale duke i ndihmuar në këtë mënyrë klientët të përmbushin qëllimin e tyre për të jetuar më shëndetshëm si për veten edhe për planetin.


Shtuar 25.06.2021 15:22