Policia njofton se shoferi “Toyota-s” njërës prej dy makinave që u përfshinë në aksidentin e djeshëm në Bërxullë, ku mbeti i vrarë fëmija 9-vjeçar , ishte në gjendje të dehur.
9-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.
Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Toyota pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej fëmija .
Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u përplas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 9-vjeçarit.
Njoftimi policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.
Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/