Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në Kuvend, ndërsa ka ndërhyrë nga vendi edhe Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj iu drejtua Ramës duke i kërkuar të flasë për non-gratat e tij, gjithashtu edhe për ish-kryebashkiakun Kajmaku që sipas tij ia ka fshehur drejtësisë.
“Ne me domate do merremi me ata katundarët tanë, ti merru me lulet e Kajmakut, aty ku ndodhet kokaina, bëhu burrë edhe fol për non gratat e tua.
Ende vijon nën sirtarë Vettingut për politikën, ke ti fuqi ta bësh këtë punë për t’i bërë një punë të mirë shqiptarëve, nëse ka një kërkesë t’i shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë. Dy i ke në burg dhe lista e pritjes është e gjatë”, tha Alibeaj.