Alibeaj flet pas takimit me Kryesinë: Diskutuam për zgjedhjet, këtë javë kemi mbledhje çdo ditë

Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes ë Kryesisë.

Ai tha se është diskutuar në lidhje me emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Do të kemi edhe nesër mbledhje të Kolegjit të kryetarëve. Sot është diskutuar në lidhje me procesin e miratimit të kandidaturave për “lokalet”. Kjo javë do ketë mbledhje çdo ditë, pa lënë mënjanë aksionin opozitar në Parlament. Diskutimi sot ishte për emrat për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë bashkie. Procesi është një proces në vijim”, tha Alibeaj. /albeu.com

 

 


Shtuar 20.03.2023 19:57