Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar Ukrainës mbi 133 miliardë paund ndihmë që nga lufta me Rusinë që shpërtheu një vit më parë, tha sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kjo përfshin rreth 57 miliardë paund vetëm në ndihmë ushtarake, shtoi ai.
Stoltenberg theksoi sot nevojën që aleatët të rrisin prodhimin e municioneve, në një përpjekje për të rimbushur rezervat e varfëruara nga kjo ndihmë.
“Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata… me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh sinjalet e kërkesës afatgjatë, dhe disa aleatë të NATO-s gjithashtu kanë hyrë në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme të municioneve, por edhe magazinimin e municioneve,” tha ai.
Më herët, ne raportuam se Stoltenberg kishte paralajmëruar se Bakhmut mund të bjerë “në ditët në vijim”, pavarësisht se forcat ruse pësuan humbje të mëdha.
Duke folur me gazetarët përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së sot në Stokholm, Stoltenberg tha se “ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata po përpiqen ta plotësojnë në sasi”.
“Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”./albeu.com