Ditën e sotme KQZ mbajti LIVE mbledhjen e hedhjes së shortit për rënditjen e Partive Politike në zgjedhjet e 25 Prillit.
E para në fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të jetë PSD-ja e Tom Doshit.
Partia Socialiste do të renditet e 12-të, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të jetë e 9-ta në fletën e votimit.
Partia e tretë më e madhe, LSI-ja është renditur e 6-ta, ndërkohë Bindja Demokratike është e 4-ta në fletën e votimit.
Lista:
PSD – numri 1
Balli Kombëtar – numri 2
LSI – numri 6
Nisma Thurje – numri 7
PD – numri 9
PS – numri 12
BD – numri 4
Lëvizja për Ndryshim – numri 11
Partia Lëvizja e re – numri 8 /albeu.com/