Një aksident i rëndë është regjistruar në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit paraprak të policisë, viktima është shtetasi A. Q., 46-vjeç, i cili drejtonte mjetin.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38-vjeç, është plagosur dhe është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
NJOFTIMI:
“Krumë/Informacion paraprak
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46-vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38-vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.







